Skin'Or Academy

Rreth Skin'Or Academy

Përse SKIN’OR ACADEMY?

Akademia Skin’Or frymëzohet prej pasionit dhe përkushtimin për të përqafuar dermo-estetikën dhe estetikën mjekësore si profesion. 

Përmes programeve të pasura në formimin e figurës së estetisteve, ne shenjojmë të bukurën për ta bërë atë pjesë të së përditshmes, për ta krijuar atë edhe aty ku të tjerë e kanë të vështirë ta veçojnë.

Të bëhesh një estetiste e suksesshme kërkon punë,
pasion dhe dedikim.

Programet e AKADEMISË SKIN’OR ndërthurin njohuritë teorike e praktike përmes lëndëve dhe moduleve, të cilat na ndihmojnë të zbulojmë të gjitha sekretet, studimet dhe teknikat më të reja për përkujdesin ndaj lëkurës dhe problematikat e ndryshme që ajo shfaq.

Mësimdhënës profesionistë dhe përvojë unike në teori e praktikë.

Stafi akademik përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e estetikës, të cilët sjellin përvojën e tyre praktike në klasë, duke i ofruar studentëve njohuri të vlefshme dhe këshilla të drejtpërdrejta.

AKADEMIA SKIN’OR ofron një program të plotë, të miratuar nga autoritetet në Republikën e Shqipërisë, çka siguron që studentët të marrin një arsim të kualifikuar dhe të njohur në fushën e estetikës.

Akademia disponon laboratorë dhe ambiente të specializuara për praktikën në estetikë, duke i mundësuar studentëve të punojnë me formulimet, materiale dhe teknologjitë më të fundit për të zhvilluar aftësitë e tyre praktike.

Metodat e mësimdhënies janë të orientuara nga krijimtaria dhe inovacionet e fundit në estetikë, duke i dhënë studentëve mundësinë të nxenë në një mjedis frymëzues dhe stimulues.

Skin’Or ofron një gamë të gjerë kurseve dhe specializime që i ndihmojnë studentët të jenë më të përgatitur për tregun e punës dhe të fitojnë një përvojë të larmishme në procedura të ndryshme të estetikës dhe estetikës mjekësore.

Akademia ka një lidhje të ngushtë me industrinë e estetikës. Si e tillë, ajo mundëson hapësirat për praktikë dhe zhvillim profesional, si dhe ofron qasje në një rrjet të gjerë kontakti që mund të kontribuojë në karrierën e ardhshme të studentëve.

Akademia Skin’Or garanton që ata të mos ndihen vetëm në këtë udhëtim të rëndësishëm profesional. Mësuesit dhe këshilltarët e karrierës janë gjithmonë të gatshëm për t’i ndihmuar studentët jo vetëm gjatë studimeve, por edhe pas diplomimit. Kjo mbështetje e vazhdueshme ndihmon në ndërtimin e besimit dhe sigurisë në vetvete, duke i përgatitur ata për sfidat e ardhshme në fushën e dermo-estetikës dhe estetikës mjekësore.

programet më të avancuara

Skin'Or Academy

“Nuk besoj që dikush shkruan apo dhuron vetëm për veten e tij. Unë mendoj se, të shkruash apo të ndash dijen është një akt dashurie. Ti jep, me qëllimin dhe dëshirën, për t’i dhuruar tjetrit.”
Umberto Eco

ACADEMIA SKIN’OR lindi prej dëshirës për të dhuruar e për të përgatitur profesionistët e së ardhmes. Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në fushën e “Estetikës” dhe atë të “Estetikës së Avancuar”, AKADEMIA SKIN’OR ështe zgjedhja ideale. Në Skin’Or do studiosh me pasion, do të praktikosh me profesionalizëm dhe do të ndërtosh të ardhmen tënde me siguri.

Me një kurrikul të përditësuar sipas programeve më të fundit ndërkombëtare, laboratorë modernë dhe trajnerë me eksperiencë të gjerë praktike, AKADEMIA SKIN’OR iu ofron studentëve jo vetëm dije teorike, por, edhe aftësi konkrete që kërkohen nga tregu i punës. Certifikatat tona njihen ligjërisht nga Ministria e Integrimit, Kulturës dhe Inovacionit. Këto certifikata vlerësohen nga partnerë profesionistë, duke të dhënë avantazh të menjëhershëm në punësim.

Skin'Or Academy

Certifikim i njohur nga:

Certifikatë nga:

Ministria e Ekonomisë, Kulturës
dhe Inovacionit.

Certifikatë nga:

Kompania e njohur JulietteArmand, prezente në mbi 30 vende të botës.

Certifikatë nga:

Technology Of Aesthetic - Aestech.al mbi përdorimin e aparaturave estetike.

Studio në AKADEMINË SKIN'OR!
Bëhu profesioniste i së ardhmes!