Ky kurs është menduar për të gjithë ata që duan një program më të shkurtër, por me cilësi në teori dhe me 100% praktikë mbi pacientë realë. Ky kurs u jep mundësinë studentëve të fokusohen në tema që janë të rëndësishme dhe që janë bazë në fushën e estetikës, sidomos për pjesën e fytyrës. Jo vetëm që, do të njohim lëkurën dhe llojet e saj, por do të mësojmë se si t’i dhurojmë asaj përkujdesjet dhe trajtimet e duhura për të realizuar me sukses qëllimin estetik. Vetëm përmes kësaj njohjeje të thellë, ne do të mund të projektojme at bukuri, në të cilën qëndrojnë të ndërthurura dhe në harmoni të plotë elementët e një individualiteti unik. Me përfundimin e këtij kursi, studenti bëhet i pavarur të praktikojë mbi pacientë për temat që janë pjesë e kursit. Në fund të këtij programi çdo individ pajiset me një certifikatë profesionale e cila njihet ligjërisht në Republikën e Shqipërisë.
Program për Kursin 1 Mujor
Bëhu profesionist i së ardhmes! Rregjistrohu Tani !