Akademia Skin’Or frymëzohet prej pasionit dhe përkushtimin për të përqafuar dermo-estetikën dhe estetikën mjekësore si profesion.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në fushën e “Estetikës” dhe atë të “Estetikës së Avancuar”, AKADEMIA SKIN’OR është zgjedhja ideale.
Me një kurrikul të përditësuar sipas programeve më të fundit ndërkombëtare, laboratorë modernë dhe trajnerë me eksperiencë të gjerë praktike, AKADEMIA SKIN’OR ju ofron studentëve jo vetëm dije teorike, por, edhe aftësi konkrete që kërkohen nga tregu i punës.
Certifikatat tona njihen ligjërisht nga Ministria e Integrimit, Kulturës dhe Inovacionit. Gjithashtu, ato verësohen nga partnerë profesionistë, duke dhënë avantazh të menjëhershëm në punësim.
Në AKADEMINË SKIN’OR do studiosh me pasion, do të praktikosh me profesionalizëm dhe do të ndërtosh të ardhmen tënde me siguri.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës
dhe Inovacionit.

Kompania e njohur JulietteArmand, prezente në mbi 30 vende të botës.

Technology Of Aesthetic - Aestech.al mbi përdorimin e aparaturave estetike.
“Ndjekja e Masterit të Mjekësisë Estetike në Skin’Or Academy përfaqëson një hap kyç në zhvillimin tim profesional. Programi ishte i strukturuar mbi baza të forta shkencore, me theks të veçantë në sigurinë klinike, protokollet mjekësore dhe rolin aktiv të infermierit në estetikën moderne. Ky formim më ka ndihmuar të zgjeroj kompetencat e mia, të rris vetëbesimin profesional dhe të integrohem me sukses në praktikat bashkëkohore të mjekësisë estetike. Jam mirënjohëse për standardin akademik dhe qasjen serioze ndaj formimit profesional.”
Ejona Xhihani - Infermiere“Skin’Or Academy më dha atë që çdo profesioniste ka nevojë: bazë të fortë teorike, praktikë të strukturuar dhe standarde të larta etike. Gjatë studimeve u formova jo vetëm teknikisht, por edhe në mënyrën e të menduarit klinik dhe të qasjes ndaj pacientit. Ky rrugëtim më ka ndihmuar të rritem profesionalisht dhe të ndërtoj besueshmëri në punën time të përditshme. Jam thellësisht mirënjohëse për këtë eksperiencë.”
Irsa Degjoni - Estetiste“Studimet në Skin’Or Academy ishin një udhëtim zhvillimi të vazhdueshëm. Nga pasiguria fillestare, drejt vetëbesimit profesional. Programet e strukturuara, trajnimet e avancuara dhe mbështetja e vazhdueshme më kanë ndihmuar të ndërtoj identitetin tim si specialiste në estetikë. Sot jam më e përgatitur, më e ndërgjegjshme dhe më ambicioze për të ardhmen time profesionale.”
Arjona Hysaj - EstetistePas përfundimit të studimeve dhe certifikimit, AKADEMIA SKIN’OR do t’ju mbështesë në krijimin e një plani strategjik dhe implementimin e tij praktik për çeljen e biznesit tuaj në fushën e dermo-estetikës.
AKADEMIA SKIN’OR nuk e përfundon misionin e saj me diplomimin. Ajo qëndron krah studentëve të saj pa afat dhe pa kufij, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme profesionale gjatë gjithë viteve të praktikës, në menaxhimin e rasteve reale me pacientë dhe në bashkëpunimin me klinika të ndryshme, si një garanci konkrete për rritje të sigurt dhe të qëndrueshme në profesion.
“Rrugëtimi im në Skin’Or Academy ishte më shumë se një proces mësimor – ishte një transformim profesional. Nga njohuritë bazë deri te estetika e avancuar, çdo hap u ndërtua mbi dije të sakta shkencore, praktikë reale dhe mentorim të vazhdueshëm. Sot ndihem e sigurt në aftësitë e mia, e përgatitur për tregun e punës dhe me një vizion të qartë për të ardhmen time në estetikë mjekësore. Falënderim i sinqertë për profesionalizmin dhe përkushtimin.”
Anjeza Prrenjasi - Farmaciste