Skin'Or Academy

Kurset Monotematike/ditore

Kurset monotematike/ditore janë konceptuar si module intensive, të fokusuara në procedura specifike të estetikës dhe estetikës mjekësore, me qëllim përditësimin e menjëhershëm dhe praktik të njohurive profesionale.

Çdo kurs ndërtohet mbi protokolle të standardizuara mjekësore, bazë shkencore të verifikuar dhe aplikim praktik të drejtpërdrejtë, duke përfshirë indikacionet, kundërindikacionet, menaxhimin e rasteve klinike dhe sigurinë e pacientit.

Programet mbulojnë një gamë të gjerë modulesh dhe procedurash, nga trajtimet bazë estetike deri te teknikat e avancuara të mjekësisë estetike, gjithmonë të përshtatura me nevojat reale të praktikës klinike.

Përkushtimi shfaqet në mbështetjen e vazhdueshme ndaj kursantëve, edhe pas përfundimit të trajnimit, duke i shoqëruar ata në rritjen e tyre profesionale.

Këto kurse nuk janë thjesht trajnim, por investim i drejtpërdrejtë në kompetencë, siguri dhe standard të lartë klinik, për çdo profesionist që synon të ecë në hap me zhvillimet më të fundit të estetikës dhe estetikës mjekësore.

Kursi monotematik mbi procedurat “Peeling kimik – Mezoterapi”.
 – Kohëzgjatja: 1 javë
 – Çmimi: 800€ + TVSH

Kursi monotematik  “Biostimuluesit, Biorigjeneruesit & Skinbooster”.
 – Kohëzgjatja: 1 javë
 – Çmimi: 900€ + TVSH

Kursi monotematik  “Injeksionet Volumizuese – Fillers”.
 – Kohëzgjatja: 1 javë
 – Çmimi: 1200€ + TVSH

Kursi monotematik  “Neuromodulatorët – Toksina Botulinike”.
 – Kohëzgjatja: 3 ditë
 – Çmimi: 1000€ + TVSH

Kursi monotematik “Epilimi i Përhershëm me Lazer”.
 – Kohëzgjatja: 4 ditë
 – Çmimi: 700€ + TVSH

Kursi monotematik “Trajtimet Estetike të Trupit”.
 – Kohëzgjatja: 1 javë
 – Çmimi: 800€ + TVSH

Kursi monotematik “Trajtimi i Lëkurave Akneike”.
 – Kohëzgjatja: 1 javë
 – Çmimi: 800€ + TVSH

Ofrojmë programe dhe trajnime të personalizuara sipas kërkesave
apo nevojave tuaja në procedura të ndryshme të dermo-estetikës.

Në secilin program përfshihet pjesa teorike dhe praktike, 100%
mbi modelë realë, për çdo procedurë që do të trajtohet teorikisht.

Në trajnim përfshihen të gjitha materialet, instrumentet dhe produktet kozmetike, kozmeceutike apo mjekësore që do të përdoren gjatë ditëve të praktikës.
Eja studio në AKADEMINË SKIN'OR !

Bëhu profesioniste e së ardhmes !  Rregjistrohu Tani !