Skin'Or Academy

Masteri 3 Mujor - Estetikë Mjekësore

Formimet profesionale dhe trajnimet në AKADEMINE SKIN'OR kanë lindur nga nevoja e shumë profesionistëve dhe jo vetëm, për të ndjekur një program me rendiment maksimal, i cili do të ofrojë specializim në drejtimet e përcaktuara në fushën e dermo-estetikës dhe estetikës mjekësore.

Rrugëtimi i këtij formimi profesional është konceptuar në mënyrë të tillë që, studentët të projektohen në profesionistë të mirëfilltë, në praktikat estetike dhe estetike mjekësore më avantgarde të fytyrës dhe të trupit.

Kursi tre mujor (intensiv) është një program gjithpërfshirës që krijon mundësinë e formomit në detaj të studentit. Nisim me programet bazike dhe vazhdojmë më tej me programe më të detajuara. Fokusi i këtij kursi mbetet praktika 100% mbi pacientë me problematika të ndryshme, në ambientet akademike dhe klinike te akademisë, duke i dhënë mundësinë studentit të familjarizohet edhe me ambjentet ambulatore, në të cilat do të punojë në të ardhmen.

Modulet janë të studiuara dhe të projektuara që, me përfundimin e këtij kursi, studenti të ketë zotërim të plotë teorik e praktik mbi pacientin; aplikimim korrekt dhe profesional të procedurave të ndryshme, mënyrën e të trajtuarit dhe perballjen me cdo problematike eventuale. Gjithashtu, përmes këtij formimi profesional, do të njihemi me sekretet e lëkurës dhe anekseve të saj, si një ndër sistemet më të mëdha të trupit, ku do të hidhet dritë mbi lidhjet e tij të fshehta me sistemet e tjera fiziologjike, që ndërthuren në mënyrë të pashmangshme me suksesin e trajtimeve estetike dhe estetike mjekesore. Jo vetëm që, do të njohim lëkurën dhe llojet e saj, por do të mësojmë se si t’i dhurojmë asaj përkujdesjet dhe trajtimet e duhura për të realizuar me sukses qëllimin estetik. Vetëm përmes kësaj njohjeje të thellë, ne do të mund të projektojme at bukuri, në të cilën qëndrojnë të ndërthurura dhe në harmoni të plotë elementët e një individualiteti unik.

Programi për Masterin 3 mujor – Mjekësi Estetike

  • RËNDËSIA E ORGANIT LËKUROR DHE ANATOMIA E LËKURËS
  • LLOJETE LËKURAVE. KLASIFIKIMI I TYRE. FOTOTIPET LËKURORE
  • PROBLEMETESTETIKE TË ZONËS PERIOCULARE DHE TERAPITË PËRKATESE.
  • PEELING KIMIK (EKSFOLIMI I LËKURËS) – MEKANIZMI I EKSFOLIMIT. LLOJET E EKSFOLIMIT:
  • PEELING KIMIK SIPËRFAQËSOR
  • PEELING KIMIK I MESËM
  • PEELING KIMIK I THELLË – FENOLET
  • MEZOTERAPIA – MEKANIZMI I VEPRIMIT – LLOJET E MEZOTERAPISË
  • PROCEDURA MICRONEEDLING
  • MEZOTERAPIA PËRMES MICRONEEDLING ME FUQI RF-RADIOFREKUENCË.
  • MEZOTERAPIA NEEDLING
  • PLASMARICH PLATELET – PRP & PLATELET-RICH FIBRIN GEL – PRF
  • ANATOMIADHE FIZIOLOGJIA E FYTYRËS DHE E QAFËS (PËRSHTATUR SIPAS PROCEDURAVE TË MJEKËSISË ESTETIKE)
  • INJEKSIONETBIORIMODELUESE DHE BIOSTIMULUESE
  • INJEKSIONETE TOKSINËS BOTULINIKE
  • INJEKSIONETVOLUMIZUESE ME ACID HIALURONIK TË NDËRLIDHUR
  • ACIDI POLILAKTIK- PLA
  • TERAPITE LAZERIKE MINI-KIRURGJIKALE & DERMO-ESTETIKE
  • INJEKSIONET INTRAVENOZE TË NAD+ (NICOTINAMIDE-ADENINE-DINUCLEOTIDE)
Në trajnim përfshihen të gjitha materialet, instrumentet dhe produktet kozmetike, kozmeceutike apo mjekësore që do të përdoren gjatë ditëve të praktikës.
Çmimi 4000 Eu + TVSH
Eja studio në AKADEMINË SKIN'OR !

Bëhu profesioniste e së ardhmes !  Rregjistrohu Tani !