Skin'Or Academy

Programet 6 Mujore

Kursi 6 mujor konsiston në formimin e përgjithshëm për bazat e pjesës së trajtimeve estetike.

Kursi 6 mujor konsiston në formimin e përgjithshëm për bazat e pjesës së trajtimeve estetike. Ky kurs është menduar për të gjithë ata që duan një program më të shkurtër, por me cilësi në teori dhe me 100% praktikë mbi pacientë realë. Ky kurs u jep mundësinë studentëve të fokusohen në tema që janë të rëndësishme dhe që janë bazë në fushën e estetikës, sidomos për pjesën e fytyrës dhe trupit. Jo vetëm që, do të njohim lëkurën dhe llojet e saj, por do të mësojmë se si t’i dhurojmë asaj përkujdesjet dhe trajtimet e duhura për të realizuar me sukses qëllimin estetik. Vetëm përmes kësaj njohjeje të thellë, ne do të mund të projektojme at bukuri, në të cilën qëndrojnë të ndërthurura dhe në harmoni të plotë elementët e një individualiteti unik. Me përfundimin e këtij kursi, studenti bëhet i pavarur të praktikojë mbi pacientë për temat që janë pjesë e kursit. Në fund të këtij programi çdo individ pajiset me një certifikatë profesionale e cila njihet ligjërisht në Republikën e Shqipërisë.

Program për Kursin 6 Mujor

  • RËNDËSIA E ORGANIT LËKUROR DHE ANATOMIA E LËKURËS
  • LLOJET E LËKURAVE
  • KONTROLLI PERIODIK I LËKURËS
  • ANALIZA, PROBLEMATIKAT DHE VLERËSIMI I TYRE
  • FOTOTIPET E LËKURËS
  • PROBLEMET ESTETIKE TË ZONËS PERIOKULARE
  • PASTRIMI DHE LARJA PROFESIONALE E LËKURËS
  • TRAJTIMI PROFESIONAL I LËKURËS – TERAPITË JO INVAZIVE
  • TERAPITË E FYTYRËSJULIETTE ARMAND – SIPAS LLOJEVE LËKURORE
  • APARATURAT DERMOESTETIKE TË FYTYRËS
  • PEELING KIMIK (EKSFOLIMI I LËKURËS) – MEKANIZMI I EKSFOLIMIT. LLOJET E EKSFOLIMIT:
  • PEELING MEKANIK
  • PEELING ENZIMATIK
  • PEELING KIMIK
  • MEZOTERAPIA – MEKANIZMI I VEPRIMIT – LLOJET E MEZOTERAPISË
  • PROCEDURA MICRONEEDLING
  • MEZOTERAPIA PËRMES MICRONEEDLING ME FUQI RF-RADIOFREKUENCË.
  • TRAJTIMET ESTETIKE TË TRUPIT JULIETTEARMAND
  • APARATURAT DERMOESTETIKE TË TRUPIT
  • EPILIMI I PËRHERSHËM ME LAZER
Në trajnim përfshihen të gjitha materialet, instrumentet dhe produktet kozmetike, kozmeceutike apo mjekësore që do të përdoren gjatë ditëve të praktikës.
Çmimi 2500 Eu + TVSH
Eja studio në AKADEMINË SKIN'OR !

Bëhu profesioniste e së ardhmes !  Rregjistrohu Tani !